BE-ja ua rikonfirmon vendeve të Ballkanit perspektivën evropiane
Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 19 December 2017
Në Bruksel të hënën mbrëma është organizuar një takim joformal, në formën e një darke pune, e kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Në atë takim, sipas asaj që thanë pjesëmarrësit pas përfundimit të tij, është përsëritur përkushtimi i BE-së për zgjerimin me vendet e Ballkanit dhe i vendeve të këtij rajonit për të vazhduar reformat.
“Siç është konfirmuar qartë këtë vit, përfshirë edhe nga Këshilli Evropian në mars dhe nga Presidenti Jean-Claude Juncker në fjalimin e tij për gjendjen e unionit në shtator, viti 2018 do të sjellë një rast unik për rajonit që të bëjë një hap të pakthyeshëm përpara në integrimin në BE, nëse prioritet i pa rerezervë do t’i jepet reformave të domosdoshme, sidomos në sundimin e ligjit, drejtësisë dhe të drejtat themelore”, thuhet në një komunikatën të lëshuar nga zyra e Përfaqësueses së lartë të BE-së.
“Me dinamikën e rivendosur në politikën e zgjerimit të BE-së dhe mundësitë për të shënuar progres të rëndësishëm në rajon, Përfaqësuesja e lartë ka nënvizuar nevojën për partnerët e Ballkanit Perëndimor që të përshpejtojnë reformat esenciale dhe të japin rezultate për pritjet e qytetarëve, dhe të bëjnë hapa konkrete drejt integrimeve evropiane“, thuhet në komunikatë.
“Pjesëmarrësit nënvizuan përkushtimin e thellë të tyre dhe interesin për të forcuar bashkëpunimin dhe raportet e mira fqinjësore dhe të promovojnë mirëkuptimin rajonal. Në këtë kontekst, rëndësia e diskutimeve në vazhdim e sipër e presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës u potencua”, thuhet më tej në njoftim.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pos pjesëmarrjes në darkë së bashku me kolegët e tij nga vendet tjera të rajonit, ka pasur edhe një takim bilateral me Përfaqësuesen e lartë, Federica Mogherini.
Haradinaj pas këtyre takimeve nuk ka folur para gazetarëve në Bruksel. Për qëndrimet e tij në takim zyra e tij ka vendosur një prononcim në faqen zyrtare të kryeministrisë.“Kryeministri Haradinaj ka thënë se rruga e integrimit të Kosovës në BE është e pakthyeshme dhe se Kosova meriton një trajtim të barabartë.
Kryeministri Haradinaj ishte i pari lider nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor që takohet me Mogherinin, para darkës së përbashkët joformale. Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, do të zhvillojë takime edhe me homologë të tij nga rajoni”, është shkruar në njoftimin e kryeministrisë.Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ka thënë pas takimit se vendi i saj me, siç u shpreh “vullnet të mirë“, po dëshmon gatishmëri për të përmbushur obligimet e dala nga dialogu, por ka thënë se, sipas saj, “një vullnet i tillë nuk po shihet në Prishtinë“.Brnabiq ka insistuar edhe një herë që të zbatohet marrëveshja për krijimin e asaj që ajo e ka quajtur “Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë“.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...


































