Rozë

Ja të famshmit që po ndihmojnë në luftën ndaj koronavirusit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 01 April 2020

Të izoluar në shtëpi apo jo, të famshmit në të gjithë botën kanë mbledhur forcat e tyre të bëjnë atë që munden për të luftuar pandeminë e koronavirusit përmes donacioneve të ndryshme për njerëzit në nevojë.

Ndërsa numri i të infektuarve me COVID-19 u rrit në mbi 800,000 në të gjithë botën që nga e marta në mbrëmje, interpretuesit më të mëdhenj në botë kanë bërë donacione ose kanë përdorur bizneset e tyre tashmë ekzistuese për të siguruar lehtësimin ndaj kësaj pandemie.

Angelina Jolie i ka dhuruar edhe një milion dollarë një organizate të quajtur “No Kid Hungry”, e cila përqendrohet në ushqyerjen e fëmijëve të familjeve të varfra dhe është mobilizuar javët e fundit, duke dhuruar dy milionë dollarë për bamirësi në të gjithë vendin.

-Advertisement-

Të hënën, Ryan Reynolds shkruan në Twitter-in e tij lajmin se ai dhe gruaja Blake Lively po dhurojnë një milion dollarë.

Kylie Jenner ka dhuruar edhe një milion dollarë me qëllim blerjen e mjeteve mbrojtëse për profesionistët mjekësorë.

Bruno Mars po ashtu ka zgjedhur të dhurojë një milion dollarë për punonjësit e MGM që janë prekur nga koronavirusi.

Selena Gomez gjithashtu është bashkuar në luftën kundër koronavirusit, duke bërë një dhurim në spitalin ‘Cedars-Sinai’ në Los Angeles.

Bieber tha që ai bëri një donacion për vendin dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij të bashkohen në këtë iniciativë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera