Lajme

Ja si u kopjua në Testin e Maturës(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 14 June 2017

Kopjimi në Testin e Maturës në Kosovë përmes fotografimit të testeve dhe shpërndarjes së tyre në rrjete sociale është prezent edhe këtë vit.

Portali Infokusi.com ka siguruar disa fotografi ku shihen teste te fotografuara nga nxënësit që momentalisht po i nënshtrohen testit dhe përgjigjet që marrin nga anëtarët e grupëve të ndryshme të formuara në rrjetin social “facebook”.

E njëjta dukuria ka qenë prezente pothuajse çdo vit në Kosovë, ndërsa rastet e ndëshkimit të nxënsëve dhe komisionarëve kanë qenë të vogla.

-Advertisement-

Testi është duke u mbajtur në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.

Sipas Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë testit i janë nënshtruar rreth 30 mijë maturantë./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera