Lajme

Ja si u helmuan 88 persona në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 23 May 2019

Majoneza dhe sosi që u janë shërbyer klientëve nga qebaptorja “Toni” në Drenas janë shkaktarë të helmimit të 88 qytetarëve, që ndodhi më 19 maj të këtij viti.

Komuna e Drenasit ka njoftuar se duke u bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, helmimi i 88 personave gjatë iftarit që është shërbyer nga gjellëtorja – qebaptorja “Toni” në Drenas ka ardhur nga sosi dhe majoneza që u është shërbyer klientëve. Me këtë është konfirmuar se pronari i gjellëtores – qebaptores “Toni” nuk është përgjegjës, pasi që ushqimi që ai ua ka shërbyer klientëve ka qenë në rregull, shkruan Gazeta “Zëri”.

Komuna e Drenasit pas njoftimit se janë shtruar në shërbimin shëndetësor në QKMF-në e Drenasit rreth 14 raste me helmim nga ushqimi, pati marrë masat për verifikim në terren ndaj lokalit ku janë ushqyer këta persona, me ç’rast është njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dhe Stacioni Policor në Drenas për mbylljen e lokalit të dyshimtë dhe janë marrë mostrat ushqimore nga ky lokal.

-Advertisement-

Me pranimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mostrave ushqimore dhe vërtetësisë së helmimi është shkaktuar nga ushqimi lokali është mbyllur dhe lënda është përcjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas, ndërsa gjendja e lokalit do të përcillet nga Inspektorati Komunal i Drenasit.

Në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë infektim është 88 persona, 26 prej tyre janë trajtuar në QKUK – në Klinikën Infektive, ndërsa të tjerët janë trajtuar përmes qendrave të mjekësisë familjare në Drenas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera