Mediat pranë Ramës kanë spekulluar shpesh me nje luftë të ftohtë mes Bashës dhe Kryemadhit se kush do të merrte primatin e kësaj proteste ne veçanti dhe atë të opozitës në përgjithësi.
Mirëpo nga vëzhgimi që lapsi.al i bëri mitingut të sotëm një gjë e tillë as nuk u vërejt fare.
Vetëm syri i hollë i fotografit të LSA arriti të fiksojë një klishe ku Luli nuk duket fare i vëmendëshëm kur Monika mbajti fjalimin e saj të ashpër.
Ai i ka hedhur sytë larg në drejtim krejt tjetër (foto lart). Por edhe në fotot poshtë, kur shefi i PD-së e drejton vështrimin nga Kryemadhi fytyra e tij duhet krejt e ftohtë dhe pa asnjë shprehje sidomos po të krahasohet me pamjen dhe shikimin krejt të ndryshëm të Petrit Vasilit.