Shëndetësi

Ja si reagojnë meshkujt kur provojnë dhimbjet e lindjes (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 25 May 2017

Trupi i njeriut mund të durojë deri në 45 njësi dhimbjeje.

Megjithatë, gjatë lindjes një nënë ndjen deri në 57 Del (njësi) të dhimbjes. Kjo është e ngjashme me thyerjen e 20 kockave për njëherësh.

Gjithsesi, kurioziteti dhe mos konceptimi i kësaj dhimbjeje e ka shtyrë një student që të bëhet pjesë e një eksperimenti që lejonte meshkujt të provojnë dhimbjet e lindjes.

-Advertisement-

Jonny Wade vendosi të “sakrifikonte” veten për të provuar nëse do të mund t’i përballonte dhimbjet e lindjes, duke u përfshirë në eksperimentin e organizuar nga Lincoln Memorial University në Tennessee.

E gjithë skena është filmuar nga miqtë e tij dhe është publikuar më pas në rrjete të ndryshme sociale, duke u kthyer në virale.

Ai duroi dhimbjet vetëm për 20 sekonda, dhimbje të cilën disa gra duhet ta durojnë edhe disa orë.

Shikoni videon e mësipërme dhe do filloni t’i vlerësoni akoma më shumë nënat që ju kanë sjellë në jetë!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera