Lajme

Ja si ndodhi aksidenti ku humbën jetën dy persona në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 16 December 2018

Policia e Kosovës thotë se shpejtësia ka qenë shkaktari i aksidentitku humbën jetën dy të rinj nga Gjilani në orët e hershme të mëngjesit.

Elhmi Mustafa dhe një pasagjer tjetër mbetën të vdekur pasi humbën kontrollin e veturës dhe u përplasën me shtyllën anash rrugës, raporton T7.

Të dy mbetën të lënduar rëndë, e ngasësi i veturës ndërroi jetë në emergjencën në Ferizaj, ndërsa pasagjeri tjetër në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

-Advertisement-

Në vendin ku ndodhi kjo përplasje, mund të shihen pjesët e veturës të mbetura pas aksidentit. Edhe fotot e bëra pas aksidentit tregojnë se shpejtësia e veturës ishte e madhe.

Fqinjët ku ndodhi ky rast, prapa kamerë thonë të kenë dëgjuar një zhurmë të madhe në momentin e aksidentit.Se ngasësit e kaluan shpejtësinë e lejuar e thotë edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi.

Trupat e pajetë të gjilanasve janë dërguar për obduksion në Prishtinë. E rruga ‘Rexhep Bisimi’ ku humbën jetën dy të rinjtë është ende e papastruar pas reshjeve të fundit të borës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera