Shëndetësi

Ja si ndikon konsumimi i mishit në përkeqësimin e Arterosklerozës

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 31 August 2021

Arteriet transportojnë gjakun e pasur me oksigjen nga zemra tek indet në të gjithë trupin. Pllakat që krijohen nëpër arterie nga depozitat yndyrore, ngushtojnë arteriet dhe pengojnë rrjedhën e gjakut.

Mënyra e të ushqyerit luan një rol të rëndësishëm në krijimin e këtyre pllakave ose ndryshe arteroisklerozës. Çfarë ndikon në formimin e tyre dhe si mund të parandaloni aterosklerozën, ju njohim më poshtë.

Yndyrat e ngopura
Mishi dhe veçanërisht mishi i përpunuar, përmban elementë që nxisin zhvillimin e pllakave arteriale. Yndyrat e ngopura rrisin nivelet e përgjithshme të kolesterolit, duke rritur sasinë e lipoproteinës me dendësi të ulët ose të kolesterolit të keq (LDL), në qarkullimin e gjakut. Kolesteroli i keq rrit rrezikun e aterosklerozës sepse përbën një përbërës të depozitimeve të pllakave arteriale. Prandaj këshillohet të reduktoni sasinë e ushqmimeve që përmbajnë yndyrna të ngopura.

-Advertisement-

L-karnitina
L-karnitina është një aminoacid që gjendet në mishin e kuq, që gjithashtu kontribuon në formimin e pllakave arteriale. Edhe pse trupi juaj ka nevoë për këtë aminocid, sasitë e mëdha të saj mund të rrisin rrezikun e aterosklerozës. Megjithatë efektet e dëmshme të L-karnitinës janë studiuar vetëm tek kafshët dhe ende nevojiten studime të mëtejshme tek njerëzit.

Mishi i përpunuar
Për të parandaluar formimin e pllakave arteriale, ju duhet të kufizoni konsumin e mishit të përpunuar sa më shumë që të jetë e mundur. Ai është i pasur me yndyrna të ngopura, gjë që rrit nivelet e kolesterolit. Mishi i përpunuar gjithashtu përmban natrium, një mineral që rrit presionin e gjakut, i cili nga ana tjetër nxit arterosklerozën.

Bëni zgjedhje të shëndetshme
Kurdo që keni mundësi, zgjidhni opsionet e mishit të papërpunuar ose të peshkut. Mish i pulës përmban më pak L-karnitinë sesa mishi i kuq. Ndërsa peshku përmban yndyrna të shëndetshme të pangopura, të cilat luftojnë pllakat arteriale. Për më tepër, për shkak se burimet bimore të proteinave, të tilla si thjerrëzat dhe fasulet, kanë pak yndyrë të ngopur, merrni parasysh t’i konsumoni ato në vend të mishit./AgroWeb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera