Ja si i falënderon Fisnik Ismaili votuesit e Vetëvendosjes
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 12 June 2017
Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka falënderuar votuesit e kësaj Lëvizje duke thënë se sot pas 18 vite pas çlirimit Kosova e zgjua nga gjumi e buzëqeshur dhe plotë shpresë.
Ai ka vazhduar duke thënë se gjatë 12 viteve të kësaj lëvizje ka pasur momente dëshpërimi e shprese por asnjëherë nuk e kane humbur besimin në njerëzit ë këtij vendi, transmeton Infokusi.com
Postimin e plotë të Ismaili bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:
“O njerëz të mirë, e kam dijtë se jeni shumë, edhe e di se jeni shumë ma shumë. E kishit humbë besimin që ka politikanë të mirë, të drejtë e të sinqertë, edhe e kuptoj pse. Për 17 vjet na kanë mjelë, e na kanë mundue, deri e kanë krijue bindjen se tetanë politikanët janë të këqij.
Ishte rrugë e gjatë edhe hiç e lehtë deri e thyem këtë bindje një herë në Prishtinë në 2013, e mbas shumë pune e sakrificash, sot, në ditën kur u çlirue ky vend para 18 vjetësh, e në ditën kur u krijue kjo Lëvizje para 12 vjetësh, Kosova u çue prej gjumi shumë ma ndryshe: e buzëqeshun, plot shpresë edhe, për herë të parë mbas aq shumë kohësh, me zemër plot.
Oh sa gjatë e sa fort kemi punue, e sa dajakun, e sa përbuzjen, e sa shpifjen, e sa kërrcënimin e kemi përballue, veç me e dëshmue se nuk jemi sikur ata. Kemi pasë edhe momente dëshpërimi, kur nuk dilshit boll nëpër protesta e kur na shajshit që po çojmë fërrka, por edhe momente shprese, kur nënshkruejshi pericione e kërkojshit drejtësi. Por për asnjë moment të vetëm nuk na ka humbë besimi në njerëzit e këtij vendi, juve që ma në fund jeni duke besue se këtë vend mundemi me e kthye në kambë bashkë.
E ky është vetëm fillimi. 7 vjet në skenën politike e dëshmuen se na jemi e vetmja forcë që ia don të mirën qetij vendi edhe njerëzve që jetojnë në të. 3 prej tyne në Prishtinë e dëshmuem se na mundemi me e ba edhe ma mirë. Prej sot, rrugëtimi ynë është veç bashkë me juve, o njerëz të mirë, duke u rritë çdo ditë, duke e dashtë njani-tjetrin, edhe duke e dashtë qet trohë Kosove, ma shumë se kurrë, me krejt zemrën.
S’po gjej fjalë me ju falënderue krejtve, pos njanës: DASHNI! ❤️
Faith in humanity restored.”/INFOKUSI
Të tjera
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...