Sport

Ja si duket renditja në Grupin G pas humbjes së Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 03 October 2018

E pabesueshme, por e vërtetë – CSKA Moska është lider i Grupit G pas dy ndeshjeve në Champions League.

Real Madridi ka humbur 1-0 nga CSKA Moska në “Luzhniki Arena”, duke shijuar disfatën e parë në Champions League këtë edicion.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e dytë, pas një gabimi të papritur nga Toni Kroos.

-Advertisement-

Nikola Vlasic e shfrytëzoi më së miri këtë gabim duke realizuar golin e tri pikëve për ekipin rus, për ta shokuar Madridin.

Kështu, Madridi ka humbur vendin e parë, është CSKA me katër pikë, kurse Roma pushton vendin e dytë me tri pikë pas fitores së thellë kundër Victoria Plzen, teksa Reali është në pozitën e tretë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera