Sport

Ja si duket grupi i Kosovës para ndeshjes së sotme

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 17 November 2018

Kosova e zhvillon sot (e shtunë) një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj të re por shumë interesante.

‘Dardanët’ që synojnë të jenë befasia më e këndshme e Ligës së Kombeve në kuadër të grupit 3 në Ligën D, zhvillojnë ndeshjen e xhiros së pestë ndaj Maltës në Valleta.

Ndeshja mes Maltës dhe Kosovës luhet me fillim nga ora 18:00, në stadiumin nacional “Ta’Qali”, që ka një kapacitet prej afro 18 mijë ulëseve.

-Advertisement-

Kosova me një fitore të mundshme ndaj Maltës, dhe me shpresën që Ishujt Faroe do të ndalin Azerbajxhanin, do të siguronte vendin e parë në ‘Grupin 3’ një xhiro para fundit, arritje që edicionin tjetër e vendos në Ligën C,e po ashtu do t’i rezervonte vetes ‘Play Offin’ drejt rrugëtimit historik për në Kampionatin Evropian.

Grupi i Kosovës para ndeshjeve të sotme duket si më poshtë.

Grupi 3

Kosova 4 8

Azerbajxhan 4 6

Ishujt Faroe 4 4

Malta 4 2

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera