Sport

Ja se si po stërvit Valon Berisha në stadiumin e Sevillas

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 30 March 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll aktualisht është duke zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Spanjën, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ janë duke u stërvitur në stadiumin ‘La Curtuja’ të Sevillës, aty ku do të luhet edhe përballja me nikoqirët.

I diferencuar nga grupi shihet të jetë mesfushori, Valon Berisha, i cili kishte pësuar një lëndim.

-Advertisement-

Në lidhje me gjendjen fizike të Berishës, ka folur edhe trajneri, Challandes, në konferencën e mbajtur para disa minutave.

Tekniku zviceran tha se pas stërvitjes do të kuptojmë nëse Valoni do të jetë gati për nesër.

Në videon me poshtë gjeni mesfushorin kosovar duke u stërvitur i vetëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera