Sport

Ja se si dukej Edon Zhegrova kur Prishtina festonte titullin e 10-të kampion

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 18 May 2021

Skuadra e Prishtinës është shpallur kampione e Superligës së Kosovës për edicionin 2020-2021, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit e fituan titullin kampion për herë të parë pas tetë vitesh pritje dhe të 11-tin në histori të klubit.

Herën e fundit kur ‘bardhekaltërit’ u shpallen kampion pjesë e akademisë së tyre ishte edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

-Advertisement-

Këtë e ka kujtuar edhe vet klubi i Prishtinës me anë të një postimi në faqen zyrtare në facebook.

“Edon Zhegrova, 14 vjeç – si pionier i Prishtinës në festën e titullit më 2013”, thuhet në postimin e klubit prishtinas.

Edon Zhegrova ka qenë pjesë e akademisë së klubit të Prishtinës, me pas është transferuar në Belgjikë te Genku, kurse aktualisht është pjesë e skuadrës së Baselit në Zvicrës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera