Lajme

Ja se kur parashihet për përfundojë lufta, tregon këshilltari i shtabit të presidencës ukrainase

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 15 March 2022

Sot janë bërë 20 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës.

Por, sipas këshilltarit të shtabit të presidencës së Ukrainës, Oleksiy Arestovich, kjo luftë pritet të mbarojë nga fillimi i muajit maj, kur Rusisë t’i
mbarojnë resurset për të sulmuar Ukrainën, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Infokus.

“Mendoj se jo më vonë se maji, fillimi i majit, duhet të kemi një marrëveshje paqeje, ndoshta shumë më herët, do të shohim, po flas për datat e fundit të mundshme”, tha Arestovich.

-Advertisement-

Kujtojmë se nga këto sulme kanë humbur jetën shumë persona dhe shumë të tjerë janë detyruar ta lëshojnë vendbanimin e tyre e t’ia mësyjnë vendeve tjera./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera