Lajme

Ja sa targa të përkohshme janë vendosur për dy ditë në Jarinje e Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 23 September 2021

Janë bërë katër ditë që nga vendosja e reciprocitetit në targa me Serbinë, shkruan Gazea Infokus.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së martë dhe të mërkurë kanë lëshuar 6375 targa të përkohshme në të gjitha pikekalimet kufitare.

“Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
MPB-ja ka dhënë detaje edhe për tabelat e përkohshme që janë vendosur në pika kufitare.

-Advertisement-

Në pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë janë administruar më së shumti tableta plotësuese, ku janë vendosur 1616, ndërsa në Merdare 1309 tabela.

Në Muçibabë janë administruar 695 tabela plotësuese teksa në Jarinje e Bërnjak janë administruar 24 tabela plotësuese.

Detajet i gjeni në grafikën më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera