Lajme

Ja sa stikersa u lëshuan për dy ditë për automjetet që kanë hyrë nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 06 October 2021

Po vazhdon të zbatohet marrëveshja për targa e arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, për dy ditë u lëshuan 6365 stikersa për automjetet që hyjnë nga Serbia.

“Sa i përket administrimit të stikersave, njoftojmë qytetarët se nga data 04 tetor deri më sot (06 tetor) janë lëshuar gjithsej 6,365 stikersa prej të cilave 4,698 nga Pikat e Kalimit Kufitar dhe 1,667 nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Ndër komunat me më së shumti kërkesa për stikersa nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve bëjnë pjesë: Zveçani (338), Graçanica (329), Zubin Potoku (228), Leposaviqi (198), Gjilani (109), Shtërpce (88), Kamenica (53), Obiliqi (53), Novobërda (48), e të tjera”, thuhet tutje.

-Advertisement-

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët gjithashtu se deri në këto momente puna në Pikat e Kalimit Kufitar dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve është duke vazhduar pa asnjë incident dhe marrëveshja po zbatohet në përpikëri.

“Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me stikersa deri me 8 tetor në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do të gjobitë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera