Fokus

Ja sa shtëpi i ka Xhabir Zharku (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 24 May 2019

I shumëpërfoluri, për një kohë të gjatë për shkak të përballjeve me drejtësinë, Xhabir Zharku tregon se cila është pasuria e tij.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën inFokus, Zharku thotë se fabrika e prodhimit të materialit ndërtimor X-Fort, pronar i së cilës ka qenë më herët, nuk është më në pronësi të tij, por ia ka kaluar djalit.

“Tani është nën posedimin e djalit tim një pjesë e fabrikës X-Fort. Kam shtëpinë, për të cilën është spekuluar mjaftë, por ajo është shtëpi me tre hyrje dhe dy hyrje janë të vëllezërve të mijë, kurse njëra është e imja”, tregon ai.

-Advertisement-

 

 

Por kjo nuk është e tëra.

“Kam një fermë në fshat dhe kam një shtëpi në Shqipëri. Në këtë kohë kam edhe një shtëpi që është në Suedi të cilën e kam me kredi dhe ku e paguaj për çdo muaj këstin e kredisë, ku jeton për momentin familja ime”, tregon për gazetën inFokus Zharku.

Intervistën e detajuar kur ai fletë për pasurinë e tij mund ta ndiqni në videon e bashkëngjitur nga minuta 06:34./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera