Lajme

Ja sa shqiptarë shërbejnë në policinë e New York

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 06 November 2019

Nën tingujt e himnit kombëtar rreth 150 shqiptarë që shërbejnë në policinë e qytetit të Nju Jorkut kanë themeluar shoqatën e tyre “Illyrian Society”.

Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmë në selinë qendrore të Policisë së Nju Jorkut e ku pati edhe një festë e shoqëruar me këngë e valle shqipe, për numrin e madh të shqiptarëve të cilët kujdesen për sigurinë e amerikanëve atje.

E në këtë ceremoni ishte potencuar se angazhimi shqiptaro-amerikanëve vetëm sa i shton vlerat e policisë amerikane.

-Advertisement-

Para 15 vjetësh numri i shqiptarëve në policinë e Nju Jorkut ishte vetëm 20-të. E ata që shërbejnë në policinë amerikane thonë se janë shumë krenar, duke shtuar se janë shqiptarë dhe se do të vdesin shqiptarë.

Ka folur edhe Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut i cili ka falendëruar të gjithë për punën dhe mbështetjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera