Sport

Ja sa pritet të paguaj Reali për Icardin

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 02 March 2019

Mauro Icardi pritet të transferohet te Real Madrid, për më pak se 100 milionë euro.

Problemet mes Interit dhe Mauro Icardit po vazhdojnë.

Derisa Inter po deklarohet se sulmuesi argjentinas po vuan nga një lëndim, 26 vjeçari vazhdon të ngjallë dyshime me reagimet e fundit, duke kërkuar ‘liri’.

-Advertisement-

Prishja e Interit me Icardin ka nisur nga deklaratat e gruas së tij në lidhje me rinovimin e kontratës, ndërsa gjithçka ka ‘shpërthyer’ pas marrjes së shiritit të kapitenit, i cili pastaj iu dha portierit Samir Handanovic.

Kjo situatë e krijuar dhe rrjedha e saj japin përshtypje se largimi i Icardit nga Inter do të ndodh gjatë afatit kalimtar veror.

Janë disa skuadra që do të kërkojnë transferimin e tij, por Real Madrid mund të rrëmbejë argjentinasin, duke e ditur interesimin e tyre të gjatë.

Është Marca që shkruan konkretisht për këtë transferim, duke potencuar se Real Madrid mund të transferojë Icardin për një çmim më të mirë se 100 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera