Lajme

Ja sa Policë ka Kosova

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 10 April 2018
Janë 8 mijë e 721 persona që kujdesen për sigurinë e qytetarëve në vend. Kaq është numri i pjesëtarëve që numëron Policia e Kosovës.
Disa janë policë, e disa staf civil.
“Numri total i pjesëtarëve të Policisë se Kosovës është 8721 (polic dhe staf civil)”, thuhet në një përgjigje të Policisë për Infokusin.
Shumica e tyre janë meshkuj. 8 mijë pjesëtar të kësaj trupe janë të kësaj gjinie ndërsa 1 mijë e 238 janë femra.
Por, policët e Kosovës duket se po shkojnë drejt pensionimit. Në Policinë e Kosovës thonë se mosha mesatare e policëve të Kosovës është rreth 45 vjeç.
Të gjithë këta, punojnë në orare të ndryshme. Disa me orar administrativë e disa me orar operativ.
“Orari i punës se pjesëtarëve te policisë është i ndryshëm varësisht prej vendit te punës, nja pjese kane orar administrativë (nga ora 08:00-16:00) dhe nja pjese (pjesa me e madhe) kane orar operativ, ky orar është me ndërrime pasi dihet se policia ka aktivitete 24/7”, thuhet më tej në përgjigjet e Policisë. /Infokusi

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera