Lajme

Ja sa persona u testuan për koronavirus në Kosovë nga 8 shkurti

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 29 March 2020

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka deklaruar se situata e krijuar nga pandemia COVID-19 është nën kontroll nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, bashkë me të gjitha rekomandimet e lëshuara nga institucionet shëndetësore të Kosovës.

Ramadani ka thënë se 1 mijë e 37 raste janë testuar në Kosovë që nga 8 shkurti.

“Duke i falënderuar rekomandimet e institucioneve dhe përmbajtjes së tyre nga ana e qytetarëve, pra nga data tetë shkurt kemi filluar të diagnostikojmë dhe deri më sot janë testuar 1 mijë e 37 raste me 91 pozitiv. Që do të thotë se testimet në një numër kaq të madhe ne i kemi bërë me qëllim të gjurmimit të gjitha këtyre rasteve të konfirmuara që janë gjetur në mënyrë pro-aktive nga ekipet e epidemiologëve, të IKSHPK-së dhe atyre rajonale.91 kanë dalë pozitiv dhe një pacientë tashmë është shëruar dhe është lëshuar në shtëpi dhe pas rekomandimet kur dy mostra rezultojnë negativ pacienti është shëruar”, tha Ramadani.

-Advertisement-

Ai theksoi gjithashtu se kanë filluar pacientët dalë ngadalë të shërohen, ata që janë në Klinikën Infektive dhe pjesa dërmuese e tyre po këndellen gradualisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera