Lajme

Ja sa persona u shtuan për një muaj në listën e veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 28 July 2017

Numri i veteranëve që marrin mjete financiare nga shteti është rritur çdo muaj, dhe po vazhdon të rritet ende.Vetëm brenda një muaji, shifra e personave që kanë marrë mjete financiare është rritur për 577 persona.

Shqetësues është fakti se kjo gjë është pranuar edhe nga vet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por që askush nuk ka reaguar në kontrollimin e rritjes, dhe arsyes.

Izedin Bytyqi sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka konfirmuar televizionit se sipas statistikave zyrtare ka dallim në mes të muajit qershor dhe korrik në numrin e veteranëve që marrin pensione nga shteti.Grafikë, Izedin Bytyqi sekretar i përgjithshëm i Minstrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

-Advertisement-

Sipas Ministrisë, mjetet shtese për pensionet e veteranëve do ti sigurojnë gjatë procesit të rishikimit të buxhetit.Ndërsa sipas Bytyqit MPMS, ka llogaritur edhe koston shtesë të cilën e kanë dërguar ne Ministrinë e Financave, ne mënyre qe me rishikimin e buxhetit te sigurohen këto mjete.Rritjen e numrit të veteranëve pothuajse në çdo muaj e ka konfirmuar edhe Hysni Gucati, kryetar i Shoqatës së Veteranëve.Por që ka thënë se kjo gjë nuk është në kompetencat e tyre.

Ndërsa ka pohuar se veteranët kanë marrë pagat për muajin korrik, ndërsa për muajin gusht sipas tij mund të ketë vonesa, për shkak të mos formimit të institucioneve

Sipas tij mos formimi i institucioneve mundtë rrezikojë pensionet e veteranëve./Tribuna Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera