Fokus

Ja sa persona i kishte me vete Haradinaj në New York

Autori: Sylejman Sylejmani 15:43 | 08 October 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk preferoi të marrë shumë persona nga kabineti i tij, në vizitën që ia bënë pak javë më parë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, raporton Gazeta inFokus.

Edhe pse Kosova nuk përfaqësohet në OKB, kryeministri shkoi atje vet i gjashti.

Haradinaj me vete morri këshilltarët e tij, Erold Belegu, Avni Arifi, Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj – Stublla, si dhe zëdhënësen e qeverisë, Donjeta Gashi.

-Advertisement-

Gashi e kontaktuar nga inFokus, përveç zyres së kryeministrit nuk ka dhënë emra të tjerë të personave që shkuan në SHBA në emër të Qeverisë.

Megjithatë, vendin atje e përfaqësoi edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli i shoqëruar gjithashtu nga disa prej këshilltarëve të tij.

Në SHBA nuk kishte si të mungonte edhe i pari i vendit, Hashim Thaçi. Ai para pak ditësh u krenua në një konferencë për media se me vete morri shumë pak persona. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera