Ja sa persona dhe sa biznese janë në kredi në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 12 March 2018
Mungesa e buxhetit vetanak për të financuar projekte, por edhe për plotësimin e nevoja familjare, ka bërë që numri i personave të cilët hyjnë në kredi dita ditës të rritet.Deri më tani bankat komerciale sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kanë lëshuar rreth 475 mijë kredi.
Aktualisht në kredi po sipas BQK-së, janë më shumë se 252 mijë persona fizik dhe mbi 23 mijë biznese. Pra në këto statistika ka persona që kanë më shumë se një kredi në njërën nga bankat komerciale të cilat operojnë në Kosovë. Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka treguar për Telegrafin për numrin e kredimarrësve aktiv.
Sipas tij, totali i kredive aktive në sistemin bankar të Kosovës është rreth 276 mijë.
“Numri i personave fizik që kanë kredi aktualisht ( kredi aktive), është 252,639 persona. Ndërsa personat juridik (bizneset), me kredi aktive është 23,348 persona juridik. Pra totali i kredive aktive në sistemin bankar është 275 mijë e 987 kredimarrës aktiv –persona fizik dhe juridik”, ka bërë të ditur zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada.
Kurse njohësi i sektorit bankar, Milazim Abazi ka thënë për Telegrafin se kreditë aktive në vend nuk janë të mëdha, pasi që bankat kanë mundësi të lëshojën më shumë kredi.Sipas tij, Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ka vetëm rreth 35 për qind të GDP-së në kredi.
“Marr parasysh se Kosova është vendi më pak i ngarkuar me kredi në regjionin e Ballkanit e më gjerë me vetëm 34,5% të GDP-së në kredi, përderisa vendet që të cilat na rrethojnë pjesëmarrjen e kredive në GDP e kanë në mes të 65%-120% , marr parasysh se bankat janë mjaft likuide dhe me performancë të shkëlqyer, marr parasysh kreditë jo performuese vetëm 3,1%, më mirë se çdo vend i rajonit. Bankat kanë mjete të lira për të rritur kredinë edhe për rreth 900 milionë”, ka thënë Abazi.Por nëse vazhdohet të rritet efikasiteti i Gjykatave sipas tij, pritet rritje e kreditimit.
“Rritja e kreditimit do të ndikonte në mënyrë direkte në rritjen ekonomike të vendit dhe në rritjen e punësimit. Nëse kreditimi i bankave në Kosovë rritet si dhe nëse rriten edhe huazimet nga bankat ndërkombëtare, pres që edhe rritja ekonomike në vitin 2018 të arrij rritjen vjetore prej 6%”, ka thënë eksperti i sektorit bankar Milazim Abazi.
Ndryshe, vlera e kredive të sektorit bankar ka arritur në 2.48 miliardë euro, kurse vlera e depozitave ka arritur në 3.1 miliardë euro.
Të tjera
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...