Fokus

Ja sa para kanë dërguar mërgimtarët në Kosovë këtë vit

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 15 April 2019

Sipas raportit të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për dërgesat e emigrantëve ndër vite, më së shumti nga tri vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë të ardhura  në vitin 2018, mbi 800 milionë euro.

Kurse, vetëm në janar të vitit 2019 kanë hyrë 56.4 milionë euro të dërguara nga mërgimtarët që jetojnë nëpër vendet e ndryshme të Evropës dhe jo vetëm.

Bankat komerciale janë shfrytëzuar për të transferuar 9 milionë nga kjo shumë ndërsa shumica e parave janë dërguar përmes agjencive për transferim parash, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

27 milionë euro janë dërguar përmes këtyre agjencive.

20.4 milionë euro kanë hyr në Kosovë nga shtetet e perëndimit përmes mënyrave të tjera.

E në dhjetor të vitit paraprak janë dërguar mbi 12 milionë euro më shumë.

Të hyrat e përgjithshme në dhjetor të vitit 2018 ishin 61.1 milionë , prej të cilave 10.3 milionë janë transferuar përmes bankave komerciale, 33.7 milionë janë dërguar përmes agjencive për transferim parash dhe 25 milionë përmes mënyrave të tjera. /Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera