Ja sa para do t’i kushtojnë zgjedhjet kosovës
Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 21 August 2019
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, mirëpo ende i mungon një anëtar nga radhët e koalicionit PAN e kjo gjë nuk pritet ta pengojë procesin zgjedhor. Në bazë të praktikave të mëhershme, KQZ-së në total i duhen 4 milionë euro për ta mbuluar koston e zgjedhjeve.
Në rast të shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, më 22 gusht (e enjte), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm t’i fillojë përgatitjet menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi ta caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Pavarësisht se viti 2019 nuk është pritur të jetë vit zgjedhor, përfaqësues të këtij institucioni thonë se KQZ-ja është e gatshme për zgjedhje, ndonëse sipas tyre ende nuk është caktuar kostoja që do t’i mbulonte shpenzimet e tyre.
Zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017 buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar rreth 4 milionë euro dhe një shumë e përafërt pritet të ndahet përsëri nga “kuleta” e shtetit për organizimin e tyre në këtë vit. Derisa shumica e partive i kanë tashmë përfaqësuesit e tyre në KQZ, koalicionit PAN i mungon një anëtar në këtë institucion.
Të tjera
-
Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim dep...
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal
Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me taki...
-
Incident në Prishtinë: Një burrë e fut me fo*cë një grua në veturën e saj
Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Se si ka ardhur...
-
Bislimi: Serbia shkelëse e të gjitha marrëveshjeve, BE-ja t’ia heqë masat Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 mil...
-
Policia del me njoftim për arrestimin e zyrtarit të ATK-së bashkë me qytetarin që i dha ryshfet
Dy persona janë arrestuar nga policia sot të dyshuar për veprat penale “Dhëni...
-
Deputetja Bajrami i përgjigjet Elbert Krasniqit: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule?
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasni...
-
Policia arreston në Mitrovicë zyrtarin e ATK-së, për korrupsion
Njësia e parandalimit dhe luftimi i Krimeve Ekonomike, Financiare dhe të Korr...
-
Osmani takon një grup punues të BE-së për rajonin, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshill të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit P...
-
Osmani: Kosova në linjë me politikën e BE-së, të ecet përpara me statusin e vendit kandidat
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Grupit Punues t...
-
Çështja e dinarit, nesër takimi i radhës Bislimi-Petkoviq në Bruksel
Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e dinarit, kryeneg...