Lajme

Ja sa para do ti jap shtetit për personat që do të akuzohen nga Gjykata Speciale (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 11 December 2018

Meqë edhe zyrtarisht ka filluar procedimi i aktakuzave eventuale nga Gjykata Speciale, bëhet e ditur se, Qeveria, në bazë të ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave, është ndarë një buxhet me shumë prej 1.5 milionë eurosh, për t’i mbuluar shpenzimet e të gjithë atyre të cilët do të akuzohen nga Gjykata Speciale.

Kjo shumë tashmë është paraparë në buxhetin e vitit 2019, dhe njëjtë është planifikuar për vitn 2020 dhe 2021, shkruan gazeta inFokus.

Me këto para ligji parasheh të mbulohen edhe shpenzimet për avokatë personave të akuzuar. Përveç kësaj, ky ligj, do t’iu siguroj mbulimin e shpenzimeve edhe familjarëve të të akuzuarëve të cilët, do të zhvillojnë vizita personave të akuzuar, që do të përballën me Gjykatën në Hagë.

-Advertisement-

Mbulimin e këtyre shpenzimeve nga Qeveria e Kosovës, e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.  Ai ka shtuar se Qeveria, është e gatshme për t’i qëndruar pranë të akuzuarve potencial.

Deri më tani nga Gjykata Sepciale janë ftuar edhe Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna dhe të martën i ka dërguar ftesë edhe Nazif Mehmetit, i njohur si komandant “Dini”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera