Sport

Ja sa para do ti fitoj klubi i Prishtinës nga UEFA pas triumfit në Kupën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 29 July 2020

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës në futboll për sezonin 2019/2020, pasi në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e ka mposhtur Ballkanin me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për ‘bardhekaltërit’ në këtë takim e shënoi sulmuesi, Otto John, në minutën e (20’).

Me këtë triumf kryeqytetasit do të luajnë në parakualifikimet e Evropa Ligës.

-Advertisement-

Përveç trofeut, prishtinasit do të pasurohet edhe me një shumë mjaftë të madhe financiare.

Klubi do të përfitoj plotë 220 mijë euro nga UEFA për pjesëmarrjen në garat evropiane.

Gjithashtu ‘bardhekaltërit’ do të fitojnë mjete edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Prishtina luan në Evropë, derisa trofeu i fituar sot ishte i shtati në histori të klubit në Kupën e Kosovës dhe i 25-ti në të gjitha garat./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera