Lajme

Ja sa paguhet Florent Kajtazi, i cili punon brenda burgut të Dubravës

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 25 February 2020

Florent Kajtazi, i lindur dhe i rritur në Mitrovicën Veriore, ka tash e 7 vite që jetën e tij e gëzon brenda burgut të Dubravës në Istog.

Florenti, i cili akuzohet për veprën “vrasje e rëndë”, thotë se fillimet e tij në burgun e Dubravës, nuk kanë qenë aq të lehta.

Por risocializimi i tij në shoqërinë e tij brenda burgut, e ka bërë atë që ta zhvillojë një jetë normale, edhe brenda mureve dhe rrethojave të Dubravës.

-Advertisement-

Florenti, i cili detyrohet të vuaj 10 vite burg për veprën të cilën e ka kryer, thotë se pas kësaj vepre jeta e tij ka ndryshuar dhe e ka kuptuar gabimin e tij.

Ai thotë se tani më mendon vetëm kthimin e tij tek familja, ndonëse 3 vitet e fundit brenda burgut, ai ka bërë një jetë normale, duke punuar, duke ndjekur trajnime të shumëta profesionale si dhe shumë aktivitete të tjera.

Ai tash e shumë vite punon në pjesën e pastrimit brenda qendrës së Dubravës (Pavijoni Gjysëm i Hapur).

Por paga që Florenti e merr për punën e tij që e kryen, nuk është aq e madhe, ai dhe shokët e tij të tjerë që punojnë në të njejtë fushë, paguhen vetëm 21 euro në muaj.

Por ai thotë se jetën e tij brenda burgut e bën më të lehtë aktivitetet e tij që i kryen aty.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera