Lifestyle

Ja sa mund të jetë e thellë dhe e gjerë vagina

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 09 October 2017

Kur është fjala për dimensionet, zakonisht flitet ekskluzivisht për organin gjenital mashkullor. Mirëpo, pse nuk flitet edhe për femrat, a ekzistojnë dallime edhe te vaginat? Ja përgjigjet…

Duke pasur parasysh që ekzistojnë trashësi dhe gjatësi të ndryshme të penisit, shumica e meshkujve dhe e femrave interesohen se a ekziston dallimi në thellësi dhe gjerësi të vagjinës.

Sipas hulumtimit të vitit 1996, thellësia mesatare e organit gjenital femëror sillet nga 6,86 deri në 14,81 centimetra, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Sa i përket gjerësisë, ajo sillet nga 4,8 deri në 6,3 centimetra. Andaj shumë femra pranojnë që më me rëndësi u është trashësia, sesa gjatësia e penisit.

620×350

Gjatë eksitimit seksual, vagina e femrës mund të thellohet rreth 4 centimetra. Kjo do të thotë që nëse thellësia e vagjinës në gjendje normale është 11 centimetra, në gjendje të eksituar do të jetë 15 centimetra.

Përse ndodh kështu?

Natyra është përkujdesur për të gjitha. Në vagjinën e eksituar, si edhe te penisi, vërshon gjaku dhe muskujt e saj të brendshëm e shtyjnë mitrën prapa, në mënyrë që t’i krijohet vendi penisit për të hyrë.

Këtë dukuri e shoqëron njomja e njohur mirë, gjë që gjithashtu ndihmon që penisi të depërtojë më lehtë dhe femra të ndihet këndshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera