Sport

Ja sa miliona euro i pagoi Baseli klubit të Genkut për transferimin e Zhegrovës

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 22 September 2020

Edon Zhegrova gjatë ditës se sotme e ka kompletuar transferimin e tij te skuadra e Baselit, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti nga Prishtina ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me gjigantin zviceran.

Ai është prezantuar sot përmes një video fantastike.

-Advertisement-

Klubi i Baselit thuhet se ka paguar 3.4 milionë euro Genkut për ti siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares së Kosovës.

Skuadra belge po ashtu do të përfitoj 15% nga çdo shitje e Zhegrovës në ndonjë klub tjetër.

Prishtinasi ka zgjedhur numrin 30 në fanellë dhe pritet që shumë shpejtë të filloj të luaj.

Transferimi i 21 vjeçarit në Basel është lajm i mirë edhe për kombëtaren e Kosovës para ndeshjeve shumë të rëndësishme në muajin tetor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera