Sport

Ja sa mijëra euro do ti fitojnë dy klubet kosovare pas transferimit të Rashicës në Norwich City  

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 22 June 2021

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, pasditen e së martës ka njoftuar largimin e tij nga klubi i Werder Bremenit, shkruan Gazeta inFokus.

Rashica karrierën e tij tashmë do ta vazhdoj në Premierligë, pasi është transferuar te skuadra e Norwich Cityt.

Norwichi i ka paguar 11 milionë euro Werder Bremenit për ti siguruar shërbimet e futbollistit kosovar.

-Advertisement-

E nga shuma e 11 milionë eurove do të përfitojnë edhe dy klube në Kosovë, ku u rrit dhe u zhvillua Milot Rashica.

24 vjeçari karrierën e ka nisur te shkolla e futbollit ‘Kurda’ ndërsa debutimin si profesionist e pati te Vushtrria.

‘Kurda’ do të fitojë 176 mijë euro, ndërsa Vushtrria rreth 143 mijë euro nga shitja e Rashicës në Norwich City.

Përveç dy klubeve kosovare hise në kartonin e futbollistit vushtrrias ka edhe klubi i Witesses në Holandë, që pritet ti përfitojë rreth 250 mijë euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera