Ja sa mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 28 September 2017
Zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen me 22 tetor, do ti shtohen edhe mbi 18 mijë votues të rinjë që kanë arritur moshën 18-vjeçare, duke iu bashkuar listës prej 1 milion e 890 mijë e 952 personave me të drejtë vote.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se janë mbi 14 mijë votues të rinjë dhe 3mijë e 835 që nuk kanë qenë në Listën Përfundimtare të Votuesve në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2017.
“Në zgjedhjet lokale do të jenë edhe 14 mijë 176 votues të rinj që pas Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2017 kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet Lokale më 22 tetor 2017. Ndërsa 3,835 votues që nuk kanë qenë në Listën Përfundimtare të Votuesve në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2017, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2017”, ka thënë Elezi.
Sipas tij duhet të kihet parasysh fakti se Zgjedhjet Lokale të tetorit mbahen në një kohë fare të afërt me ato parlamentare që u mbajtën në qershor, prandaj edhe përmirësimi i Listës Votuese për zgjedhjet e 11 qershorit ndikon domosdoshmërisht në cilësinë e Listës Votuese për Zgjedhjet Lokale.
Ndërkaq numri i Qendrave të Votimit është 899, ndërkaq numri i Vendvotimeve është 2 mijë e 505.
Të tjera
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...