Ja sa mandate marrin partitë në zgjedhjet e 18 qershorit
Autori: Gazeta inFokus
08:19 | 01 May 2017
Me regjistrimin në zgjedhje të partive të koalicionit qeveritar dhe të partive të tjera të vogla, si dhe me bojkotimin e zgjedhjeve nga koalicioni i opozitës, debati mbi rezultatet zgjedhore 2017 bëhet formal, shkruan Afrim Krasniqi i Institutit te Studimeve Politike.
Ky institut ka realizuar një projeksion se si del rezultati i zgjedhjeve pa opozitën. Kështu, PS merr gati 107 mandate, ndërsa LSI mbetet pas me 22 mandate.
PROJEKSIONI I AFRIM KRASNIQIT
Referuar zgjedhjeve 2013 dhe duke llogaritur vetëm votat e të majtës si vota të vlefshme (opozita nuk merr pjesë), si dhe duke llogaritur partitë që kanë kaluar nga e djathta në të majtë (PDIU), apo partitë e reja politike (LIBRA, LISTA, etj), mund të parashikohet një rezultat i përafërt zgjedhor.

Kalkulimi është bërë mbi bazë qarku, duke marrë në konsideratë ndryshimet e reja në numrin e deputetëve në qarqe dhe ndryshimet midis partive politike gjatë katër viteve të fundit.
Në përfundim rezulton se nëse ruhet kjo votë dhe ky sistem votimi, mazhoranca aktuale merr 138 nga 140 deputetët, nga të cilët, Partia Socialiste merr 105-107 deputetë, LSI 2225 deputetë dhe partitë e tjera të vogla së bashku, vetëm 913 deputetë.
Një rezultat i tillë ngjason vetëm më vitin 1996 (numërim i votave pa prezencën e opozitës) dhe vitin 1997 (pamundësi e opozitës për konkurrim në çdo zonë dhe situatë e jashtëzakonshme).

Afrim-2A mund të kishin zgjedhjet legjitimitetin dhe efektivitetin e duhur? A mund të kemi parlament vetëm të një pale politike? Ky është lexim politik, varet nga shumë skenarë, rrethana e argumente të tjera, por gjithsesi mbetet i pandryshuar fakti se rezultati do të ishte shumë disproporcional me mbështetjen reale politike në Shqipëri.
Mënyra sesi po zhvillohen dhe pritshmëritë e zgjedhjeve 2017 nxjerrin në pah edhe gjashte konkluzione paraprake:
së pari, se sistemi zgjedhor proporcional rajonal është penalizues për partitë e reja dhe partitë e vogla politike;
së dyti, se për herë të parë nuk do të kemi asnjë kandidat të pavarur në zgjedhje;
së treti, për shkak të sistemit 92% e deputetëve janë emëruar tashmë deputet, zgjedhjet bëhen për 8% të tyre;
së katërti, se për herë të parë partia e minoritetit grek nuk do të mund të fitojë mandat përfaqësues;
së pesti, PS do të mund të sigurojë shumicën absolute pa pasur nevojë për aleatë për qeveri apo vendimmarrje, deri edhe ndryshim të Kushtetutës;
së gjashti, do të jetë realisht e pamundur të “krijohej” opozitë parlamentare edhe nëse mosmarrëveshjet midis PS e LSI;
së fundi, edhe këto zgjidhje pritet të vendosen teknikisht në Kolegjin Zgjedhor, me një KQZ në pamundësi për vendimmarrje

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























