Lajme

Ja sa mallra importoi Kosova për një muaj

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 22 May 2020

Për një muaj Kosova ka importuar 193 milionë euro mallra nga vende të ndryshme të botës.

Ndërsa ka eksportuar vetëm 32 milionë euro mallra, shkruan gazeta inFokus.

Kështu thuhet në raportin e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që ka publikuar të dhënat e muajit prill në lidhje me eksportin dhe importin gjate muajit prill në Kosovë.

-Advertisement-

Në bazë të statistikave nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë deficiti tregtar ka rënë për -37.6%, krahasuar me muajin prill të vitit 2019.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-37.6%) në muajin prill 2020, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 161.2 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 258.5 milionë Euro në vitin 2019. Eksporti mbulon importin me 16.9%”, thuhet në raportin e ASK-së.

Përderisa eksporti i mallrave në muajin prill kishte vlerën 32.6 milionë, importi kishte vlerën 193.9 milionë, shkruan gazeta inFokus.

“Eksporti i mallrave në muajin prill 2020 kishte vlerën 32.6 milionë Euro, ndërsa importi 193.9 milionë Euro, që është një rënie prej (-11.5%) për eksport dhe (-34.4%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019”, thuhet në raport./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera