Sport

Ja sa kushtojnë biletat për ta parë nga afër sfidën, Feronikeli – Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 16 May 2019

Feronikeli dhe Prishtina të dielën takohen në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas për të përcaktuar se kush do të jetë kampioni Kosovës në futboll për sezonin 2018/19, shkruan Gazeta inFokus.

Feronikeli edhe me barazim shpallet kampion, kurse Prishtinës i duhet vetëm fitorja për ta rrëmbyer titullin pas gjashtë viteve.

Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje edhe interesimi i tifozëve është jashtëzakonisht i madh.

-Advertisement-

Klubi i Niklit ka njoftuar se çmimi për një biletë do të jetë 5 euro.

Gjithashtu klubi nga Drenasi ka bërë me dije se fëmijët nën moshën 15 vjeqar nuk do të lejohen të futën në stadium, e nuk ka vend as për tifozërin e Prishtinës “Plisat”.

Kjo super ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 16:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera