Rozë

Ja sa klikime ka arritur për tri ditë kënga e Dhurata Dorës (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 22 April 2019

Këngëtarja kosovare, Dhurata Dora po përjeton njërin ndër sukseset më të mëdha të karrierës së saj.

Bashkëpunimi me këngëtarin dhe reperin algjerian, Soolking vetëm brenda tre ditësh është klikuar mbi 10 milionë herë.

Kënga e cila është prodhim i BIGBANG (REDBOX Entertainment) është shkruar nga Dhurata, Soolking dhe ekipi i BIGBANG.

-Advertisement-

E  veçanta e kësaj këngë është se janë kombinuar katër gjuhë të ndryshme, shqip, anglisht, frëngjisht dhe gjuha algjeriane, shkruan gazeta inFokus.

Abderraouf Derradji është emri i vërtetë i këngëtarit i cili deri në vitin 2013 kishte performuar me pseudonimin MC Sool.

Nga viti 2013 ai njihet si Soolking dhe në këngët që i këndon kombinon zhanret reggae, soul, hip hop she muzikën tradicionale algjeriane, e njohur si Rai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera