Ja sa kërkesa për viza në Gjermani kanë qenë brenda 4 muajve
Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 28 March 2022
Vetëm në katër muajt e fundit, 11% e popullatës së Kosovës ka kërkuar të shkojë në Gjermani.Që nga fillimi i dhjetorit e deri tani në fund të marsit, ambasada e këtij shteti në Prishtinë ka pranuar 199 mijë e 783 kërkesa për viza.
Këtë muaj, në këtë ambasadë janë dorëzuar 48 mijë e 44 kërkesa. Rreth dy mijë më pak të tilla ishin në shkurt.
Megjithatë, përfaqësia e këtij shteti ofron vetëm 500 deri në 800 termine në muaj, përmes shortit, teksa ofron pesë mijë e 500 viza në vit.
Qasja e privilegjuar e kosovarëve në tregun e punës, e ka bërë Gjermaninë destinacionin më të synuar për ta.Kësisoj, shtetet tjera kanë dukshëm më pak kërkesa për viza.
Ambasada e Zvicrës, gjatë muajve nëntor-janar, ka pranuar gjithsej tetë mijë e 737 aplikime për viza.
Ndërsa për Kroaci në periudhën nëntor-mars, kanë aplikuar një mijë e 944 persona.Nëse vazhdon trendi i njëjtë, vetëm për një vit, nga Kosova do të donin të dilnin një e treta e qytetarëve.
Këtë disponim për ikje, sociologu Blerim Shabani e sheh shqetësuese, teksa liston faktorët kryesorë, që janë ekonomik dhe arsimor.
Të tjera
-
Moscertifikimi nga KQZ- Lista Serbe ka 48 orë kohë të ankohet në PZAP, nëse rrëzohet rasti shkon në Supreme
Lista Serbe dje nuk u certifikua nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shk...
-
Djali i Fadil Fazliut: Të presim në Kosovën heroike që ti i dhe aq shumë nga vetja jote
Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut, që nga arrestimi i babit të tij i c...
-
Memli Krasniqi flet për hitin ‘’Simpatia’’, thotë se Edona Llalloshi ia huqi partisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar përfshirjen e këngëtares Edona...
-
Osmani uron festën e Krishtlindjes: Mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë e bashkimin – Gëzuar
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Krishtlindjes duke thën...
-
Ipeshkvi Gjergji uron Krishtlindjet: T’i lutemi Zotit të na mbush me paqe, gëzim dhe forcë
Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka uruar Krishtlindjes, duke thënë bërë thirrje q...
-
Vdẹs infermierja e QKUK-së, SHSKUK shpreh ngushëllime
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se infermierj...
-
Radoniqi: Moscertifikimi i Listës Serbe s’ka bazë ligjore
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se m...
-
Kryeprokurori shqiptar Altin Dumani në Prishtinë, nënshkruhet marrëveshje mes SPAK-ut dhe Prokurorisë Speciale
Kreu i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është takuar sot me kr...
-
Kjo rrugë në Kosovë është e pakalueshme për kamionët
Rruga Pejë – Kullë është e pakalueshme për automjetet e rënda, e për automjet...
-
Ellek: Vendimi i KQZ-së është sipas urdhrit të Kurtit, ne do të ankohemi
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka bërë të ditur dhe ka konfirmuar se...
-
Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve në Mamushë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave me in...
-
Erërat e forta shkaktojnë dëme në Pejë, rrëzohet kulmi i një shtëpie
Erërat e forta kanë rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku si pasojë rapo...