Sport

Ja sa ka fituar Juventus me shitjen e fanelave të Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 02 March 2019

Cristiano Ronaldo u afrua në verë nga Real Madrid për shifrën e 110 milion eurove duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i blerë në Serinë A.

Pas bilancit të 3-mujorit të parë të sezonit 2018-2019, fitimet neto janë shtuar me 81 për qind më shumë sesa një vit më parë dhe kjo falë shitjes së bluzave të CR7

Nëse vjet fitimet nga fanellat ishin 14.65, vetëm në tremujorin e parë shifrat tregojnë 26.51 milionë euro.

-Advertisement-

Për më shumë, në fund të këtij sezoni, falë kësaj urie për “aksesorët” bardhezi, kompania “Adidas” i ka premtuar Juves një bonus prej 15 milion eurosh, pa harruar se nga sezoni 2019-2020 falë kontratës me gjermanët, bardhezinjtë do të nisin të arkëtojnë jo më 23.3, por plot 51 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2027.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera