Sport

Ja sa janë fitimet që Wilder synon nga përballja me Joshuan

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 21 October 2018

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka deklaruar se kërkon 60% të fitimit në duelin ndaj britanikut Anthony Joshua në rast se më 1 dhjetor ai arrin të mundë një tjetër boksier ishullor, Tyson Fury.
Shifra prej 60% do të jetë maksimalja që Wilder do të kërkojë, por është gati të negociojë dhe të ulë kërkesën deri në një ndarje të barabartë 50-50 për ta zhvilluar këtë duel, që do të unifikonte titujt kampionë bote të peshës së rëndë, përcjell lajmi.net.

“Pas duelit dhe fitores që do të arrij ndaj Fury, në mendjen time është një ndarje 50-50 ose 60-40 të fitimit në favorin tim për t’u përballur me Joshua. Unë kërkoj 60-40 pasi e meritoj, por për të kënaqur fansat, që e duan këtë duel, jam gati të pranoj edhe një ndarje të barabartë të të ardhurave në 50-50. Nuk do të ulem asnjë përqind më shumë nga kjo shifër”, u shpreh Deontay Wilder.

Më 1 dhjetor, Bomberi i bronztë, 40 -0, do të duelojë në “Staples Center” të Los Anxhelosit ndaj britanikut Tyson Fury, gjithashtu i pamposhtur (27-0) në ring. Në rast se fiton dhe mbron titullin, ai pritet të duelojë në prill të 2019-ës ndaj Joshua në staidumin “Wembley” të Londrës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera