Lajme

Ja sa euro mallra ka importuar Kosova nga vendet e Bashkimit Evropian

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 22 May 2020

Për një muaj Kosova ka importuar 193 milionë euro mallra nga vende të ndryshme të botës.

E vetëm për muajin prill, Kosova ka importuar 95 milionë euro në vendet e Bashkimit Evropian, shkruan gazeta inFokus.

Kështu është bërë e ditur në raportin e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas të cilit, vendi në të cilin ka importuar më së shumti Kosova është Gjermania me 10,2%.

-Advertisement-

“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 95.4 milionë Euro, ose 49.2% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-38.9%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (10.2%), Greqia (6.7%), Italia(4.8%), Polonia (3.9%), Bullgaria (3.8%), Kroacia (3.3%), etj”, thuhet në raportin e ASK-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera