Lajme

Ja sa do të zgjasë gjykimi për krerët e UÇK-së, dhe kur pritet të fillojë

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 18 November 2020

Të mërkurën është duke u mbajtur seanca e radhës për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kreun të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës dhe gjenden në paraburgim në Hagë.

Në këtë seancë mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që gjykimi të fillojë në qershor të vitit 2022, ndërsa kanë thënë se sipas tyre për shkak se ka më shumë se 200 dëshmitarë gjyqi mund të zgjasë nga 10 muaj deri në dy vite .

“Kemi 200 dëshmitarë dhe flitet për më shumë se 100 incidente ne mendojmë që gjyqi do të vazhdojë nga 10 muaj deri në dy vjet dhe po e përsëris që jam i befasuar nga propozimi i Gjykatës”, ka thënë avokati i Thaçit./Gazeta inFokus/

Të tjera