Sport

Ja sa do të mungoj Amir Rrahmani pas lëndimit që e pësoi ndaj Moldavisë

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 19 November 2020

Kombëtarja e Kosovës të mërkurën mbrëma në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, e mposhti Moldavinë me rezultat minimal 1-0, në sfidën e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë takim mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, pësoi një lëndim në krah dhe në minutën e 20’ u detyrua ta lërë fushën e lojës për Fidan Alitin.

Nga raportimet e para thuhet se lëndimi i kapitenit të ‘Dardanëve’ nuk është i rendë dhe se ai pritet të kthehet në fushën e lojës pas tri javëve.

-Advertisement-

Prishtinasi që këtë verë u transferua të Napoli nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me napolitanët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera