Shëndetësi

Ja sa do të kushtojë vaksina antiCovid

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 15 August 2020

Vaksina kundër Covid-19 shihet si mënyra për t’i rikthyer botës normalitetin shoqëror duke nisur nga viti i ardhshëm. Një firmë argjentinase mendon të përdorë një formulë për të prodhuar qindra miliona doza me një çmim vetëm 3 dollarë secila.

Kompania argjentinase “mAbxience” së bashku me kompaninë farmaceutike britanike “AstraZeneca” janë shpresëplotë se mund të prodhojnë 400 milionë doza për t’ia shpërndarë kontinentit brenda prillit apo majit të vitit 2021.

Më shumë se 30 vaksina janë në fazën e testimeve klinike, por vaksina britanike dhe kandidatja amerikane e kompanisë “Moderna” vlerësohen si më të avancuara nga ekspertët.

-Advertisement-

Sipas tyre, për të krijuar imunitetin e tufës do të nevojitet vaksinimi i 68 për qind të popullsisë, ndërsa rikthimi në normalitet pa rregulla të distancimit social apo maskat nuk besohet se mund të arrihet deri në vjeshtën e vitit 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera