Lajme

 Ja sa banorë në Kosovë jetojnë vetëm me ndihma sociale

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 20 November 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë të vitit 2019.

Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24526 familje me gjithsej 99,718 anëtarë, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 193 familje.

-Advertisement-

“Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 131 461 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46 980 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3 903 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 106 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 697 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 084 përfitues,  nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 542 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 932 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 883 përfitues, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 107 përfitues”, thuhet në njoftimin ASK..

Ndërsa  nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 417 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 120 përfitues./Gazeta inFokus/.

 

Njoftimi i plotë:

Bie numri i fëmijëve të braktisur në TM3 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM3 2019

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar

24 526 familje me gjithsej 99 718 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 193 familje.

Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 131 461 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46 980 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 903 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 106 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 697 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 084 përfitues;  nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 542 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 932 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 883 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 107 përfitues.

Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 417 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 120 përfitues.

Në  TM3  2019 janë braktisur 7  fëmijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera