Lajme

Ja sa asamblistë do të votojnë për kryesuesin Komunal të Komunës së Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 05 January 2022

Sot do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, e ku seanca tashmë ka filluar, shkruan Gazeta Infokus.

Për shkak të mungesës së propozimit të kryesuesit komunal nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje si shumicë në këtë kuvend është shtyrë për 15 minuta.

Si kandidat i vetëm është propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fehmi Kupina.

-Advertisement-

Por ja sa është numri asamblistëve që do të votojnë për këtë post?

Nga Lëvizja Vetëvendosje 17 asamblistë kanë të drejtë vote, 14 janë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, 9 nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë 6 asamblistë, Aleanca Kosova e Re i ka 3 asamblistë, kurse nga një asamblistë e ka Lëvizja për Bashkim dhe Nisma.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera