Fokus

Ja sa arinj i ka Kosova

Autori: Doresa Geci 20:47 | 13 May 2019

Numri i arinjve në Kosovë nuk është i vogël. Por për ta shumë pak njerëz kanë dëgjuar, derisa ariu i murrmë nuk u shfaq në Prizren.

Në territorin e Kosovës llogaritën të jetojnë mbi 200 arinj.

Kështu tregojnë të dhënat që gazeta inFokus ka siguruar nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në Kosovë.

-Advertisement-

Ndërsa vetëm në Bjeshkët e Nemuna, jetojnë afro 30 arinjë, tregon Fatmir Morina, Drejtor Ekzekutiv i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

“Parku Kombëtar “ Bjeshket e Nemuna” ka mjaft arinj dhe pa ndonjë statistike të saktë duhen të jen mbi 30”, ka thënë Morina për gazetën inFokus.

Në bazë të dhënave që posedon Gazeta inFokus në territorin e Parkut Kombëtare Sharri që përfshinë pesë komuna: Dragashin, Prizrenin, Suharekën, Shtërpcën dhe Kaçanikun janë përafërsisht rreth 50 arinj që lëvizin vazhdimisht në tërë territorin e parkut me 53,469 ha, mirëpo lëvizin edhe përgjatë shteteve përreth.

Në këtë zonë jeton edhe ariu i murrmë, për të cilin është hapur debat i madh së fundmi në Kosovë.

Ariu i murrmë nga viti 2012 është e ndaluar me ligj të vritet në Kosovë. Por, pavarësisht kësaj është kërkuar vrasjes së ariut në Prizren, e cila pretendohet të ketë shkaktuar dëme materiale banorëve të fshatit Pouskë.

Agjencia e Pyjeve dhe Komuna e Prizrenit kanë dhënë autorizim për vrasjen e ariut që po shqetëson tash e një kohë të gjatë.

Por ndaj këtij vendimi ka reaguar Agjencioni për mbrojtjen e mjedisit (AMMK), si dhe Komuna e Prizrenit duke e kundërshtuar një gjë të tillë.

Ariu i murrmë (ursus arctos) është një prej kafshëve që gjendet gati në secilin kontinent të botës. Është një ndër anëtarët më të mëdhenj tokësor të rendit Carnivora, e për këtë rival e ka vetëm të afërmin e tij, ariun polar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera