Lajme

Ja pse Vjosa Osmani beson se është më e fuqishme se Lutfi Haziri në garë

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 11 September 2019

Megjithëse ka thënë se nuk dyshon në përkushtimin e Lutfi Hazirit si shef i shabit zgjedhor të LDK’së, Vjosa Osmani pa vetëdije ka treguar se është më e fuqishme se vetë Haziri në Gjilan.

Kjo, pasiqë ajo tha në Debat Plus se vota e saj në Gjilan do të jetë befasuese, apo siç tha Osmani, do të jetë ‘vota më e madhe që prej vdekjes së Rugovës’.

“Nëse më pyesni nëse unë besoj në përkushtimin e zotit Haziri, ajo që dua të them është se do ta dëshmojë vota në Gjilan. Do t’i befasojë vota në Gjilan të gjithë ata që dyshojnë. Absolutisht. Secili që ka ndondjë dyshim do ta shehë votën e Gjilanit. Vota në Gjilan do të jetë vota më e madhe për LDK’në që nga vdekja e presidentit Rugova”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit, Lutfi Haziri ka fituar në balotash me mbi 21 mijë vota

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera