Lajme

Ja pse u shtye mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 24 September 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila ishte paraparë të mbahej nesë është shtyrë dhe do të mbahet me dy tetor.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar të dijnë se pse është shtyer takimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Kjo shtyrje ka ardhur për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, për këtë ka rënë dakord edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

-Advertisement-

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka treguar Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera