Kulturë

Ja pse u anulua shfaqja e filmit ruso-serb në Bujanovc

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 17 April 2019

Filmi “Ballkan Border” prodhim serb-rus, që realizuesit  pretendojnë se është bazuar në ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë, nuk do të shfaqet në Qendrën e Kulturës në Bujanovc, edhe pse një gjë e tillë ishte konfirmuar më herët.

Televizioni publik serb, thotë se drejtori i këtij filmi e ka anuluar shfaqjen në Bujanovc për arsye se nuk dëshiron të shkaktojë tensione.

Ndërkohë asnjë prej institucioneve atje nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj ngjarje.

-Advertisement-

Ky film i titulluar “Ballkan Border”, tregon ngjarjen që kishte ndodhur në aeroportin e Prishtinës, pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Aty tregohet se si kishin vepruar forcat speciale të Rusisë në atë kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera